Mbrojtësi polak e pranon: Ndërhyra ndaj Manajt, VAR dhe arbitri gabuan që nuk dha penallti

Mbrojtësi polak e pranon: Ndërhyra ndaj Manajt, VAR dhe arbitri gabuan që nuk dha penallti

15:18, 12/10/2021

Shqipëria do të presë Polonisë në ndeshjen që zhvillohet sot (e martë) në kuadër të Kualifikimeve të Kupës së Botës.

Të dyja ekipet në konferencë për media kanë shprehur respekt për njëra-tjetrën, duke bërë të ditur se do të kenë kujdes.

Përballja mes të dyja ekipeve fillon në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”, derisa mbrojtësi polak, Kamil Glik ka zbuluar një detaj që mund të jetë i dhimbshëm për skuadrën tonë nga ndeshja e parë.

Ai ka deklaruar se në ballafaqimin e parë, kishte shkaktuar penallti ndaj Rey Manajt dhe gjyqtari e VAR-i, kishin gabuar në vendin e tyre.

“E kam thënë edhe pas ndeshjes në Varshavë, që ishte penallti e pastër, por gjyqtari nuk ndërhyri”.

“Unë nuk i shmangem përgjegjësisë dhe e pranoj që ishte penallti”, ka deklaruar më tej Glik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco