Domenic Boesel u hakmorr ndaj boksierit shqiptar, Robin (Haxhi) Krasniqi, duke i rimarrë titullin e kampionit të botës në peshat gjysmë të rënda në kategorinë IBO.
Pas 12 raundeve nuk pati fitues me nokaut, ndërsa gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e Boesel.
Pavarësisht se u pa që Krasniqi dominoi në shumicëne raundeve, gjyqtarët e duelit nuk kishin të njëjtin mendim pasi i dhanë fitoren me pikë boksierit gjerman.
Një humbje që ka mërzitur boksierin shqiptar, Robin Krasniqi, i cili në një deklaratë pas duelit u shpreh se e gjithë bota e pa se ai fitoi dhe për këtë ndihet i vjedhur.
“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, tha Krasniqi pas duelit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: