Totaj me Klubin e Atletikës: Zotohem se do të jem gjithnjë pranë sportistëve

Totaj me Klubin e Atletikës: Zotohem se do të jem gjithnjë pranë sportistëve

16:56, 09/10/2021

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, ka vizituar Klubin e Atletikës “Prizreni”, që drejtohet nga trajneri, Bajram Duja.

Delegacioni i  PDK-së në krye me  Totajn është njoftuar  nga udhëheqësit  e këtij klubi, që vajzat e djemtë e këtij klubit janë krenaria e qytetit.

Kupat e medaljet e fituara janë histori e suksesit të sportit prizrenas. Puna e pa ndalur e arritjet e shumta të tyre meritojnë përkrahjen e organeve komunale.

Në vazhdim, kryetari Totaj, u njoftua  edhe me  sfidat, me  të  cilat përballet ky klub.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, në fjalën e tij, pasi ka përgëzuar për sukseset e arritura, ka  theksuar se është në dijeni  me  të  gjitha problemet e sfidat me të cilat përballet sporti.

“Prandaj zotohem se si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të jem gjithnjë pranë sportistëve tanë duke i ndihmuar e përkrahur financiarisht drejt arritjeve të reja. Ne  do ta krijojmë një fond të posaçëm për  sportin, me anë të të cilit do t’u dalim nevojë  të  gjitha klubeve, por  edhe  sportistëve  individual, që  sa më fuqishëm ta prezantojnë Prizrenin  në botë.” Bashkë do ta rikthejmë lavdinë e sportit të Prizrenit, ku sporti  do të jetë  shpirti i të rinjve me çka  do të mburren të  gjithë. Andaj, për ta bërë këtë realitet, kërkojmë mbështetjen tuaj, që më 17 tetor  të  dilni për  të votuar  dhe për ta përkrahur  177,  këtë numër  të shpresës,  që nesër  vota  juaj të kthehet në përkrahje dhe mbështetje të parezervë”, u shpreh Totaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco