“Mbappe është fenomen”

“Mbappe është fenomen”

16:07, 09/10/2021

Karim Benzema ka folur me superlativa për Kylian Mbappen.

Në një intervistë dhënë për AS, sulmuesi i Real Madridit ka thënë se po e shijon çdo moment në fushë me sulmuesin e Parist Saint Germain te Franca.

“Ai është një djalë i ri me shumë cilësi. Mbappe është një fenomen për shkak të futbollit të tij dhe për shkak të moshës së tij. Ai është shumë i mirë, dhe është një djalë shumë i mirë. Më pëlqen shumë të luaj me të, dhe gjithashtu me Griezmannin, i cili lëviz mirë në hapësira të vogla. Kuptohemi në mënyrë të mrekullueshme kur luajmë së bashku me ekipin e Francës. Më pëlqen të luaj me ta”, u shpreh Benzema.

Benzema do të dëshironte që të luajë në Madrid me Mbappen dhe ditë më parë tha se “herët apo vonë, Mbappe do ta veshë fanellën e Realit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco