Berbatov: “Topi i Artë duhet t’i shkojë Robert Lewandowski”

Berbatov: “Topi i Artë duhet t’i shkojë Robert Lewandowski”

15:29, 09/10/2021

Ish-futbollisti i Man Utd, Dimitar Berbatov në një interevistë ka thënë që Lewandowskit duhet t’i jepet topi i artë.

“Unë zakonisht nuk komentoj për këto gjëra, por Topi i Artë duhet t’i shkojë Robert Lewandowski, ai ka qenë numri 1 në botë që nga fillimi i sezonit 2019/2020”, tha Berbatov.

Më 29 nëntor do të shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2021 nga France Football.

Sulmuesi i Bayernit është në mesin e 30 futbollistëve të nominuarve për të fituar “Topin e Artë”.

Në fakt Robert Lewandowski ishte favoriti kryesor të fitojë këtë çmim vitin e kaluar por u vendos që për shkak të pandemisë të mos dhurohet “Topi i Artë” i vitit 2020.

Megjithatë, Lewa edhe këtë vit ishte fantastik dhe është në mesin e favoritëve për të fituar, por me Leo Messin që prin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco