Meçi për kampion të botës, Fury përballë Wilder për herë të tretë

Meçi për kampion të botës, Fury përballë Wilder për herë të tretë

14:51, 09/10/2021

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të hynë sot në ring për të boksuar për të tretën herë mes vete, ku Fury do të synojë që të mbrojë titullin e peshave të rënda, atë të WBC.

Përballja e parë mes Furyt dhe Wilder daton në dhjetor të vitit 2018, ku asokohe nuk kishte fitore pasi që me vendime të gjyqtarëve meçi ishte i barabartë.

Në përballjen e dytë, e cila u zhvillua në shkurt të vitit 2020, Fury arriti të shpallet kampion bote në WBC, pasi që e nokautoi Wilder në raundin e shtatë.

Sot, të dy boksierët do të vazhdojnë rivalitetin mes njëri-tjetrit, ku nikoqirë i meçit do të jetë T-Mobile Arena në Las Vegas.

Meçi mes Furyt dhe Wilder pritet të fillojë nga ora 5:30 të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco