Flick: Gjermania e meritoi fitoren me Rumaninë

Flick: Gjermania e meritoi fitoren me Rumaninë

14:13, 09/10/2021

Të premten në mbrëmje, Gjermania arriti fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e zhvilluara për kualifikueset e Kupës së Botës 2022. Panzerat triumfuan me përmbysje kundër Rumanisë (2-1) , falë golave të Gnarbyt (62) dhe Thomas Muller (81).

Pas ndeshjes, trajneri i Mannschaft Hans-Dieter Flick theksoi gjendjen shpirtërore të lojtarëve të tij pavarësisht hapjes së hershme të rezultatit të kundërshtarëve.

"Ne pësuam gol shumë shpejt. Nuk ishte aq e lehtë, por ekipi dha gjithçka dhe ne arritën të përmbysnim rezultatin, falë edhe ndihmës së publikut. Në fund, e merituam të fitonim kundër një ekipi që u mbrojt shumë, me pesë mbrojtës në linjë, ku gjithmonë kishte një këmbë prapa për të bllokuar topin. Nuk ishte e lehtë, megjithatë performanca jonë dhe gjendja shpirtërore, ishte ajo që donim të arrinim, " tha Flick për RTL Germany në mikrofon .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco