E shtunë emocionuese për sportdashësit - Krasniqi zbret në ring, synon të mbrojë titullin botëror

E shtunë emocionuese për sportdashësit - Krasniqi zbret në ring, synon të mbrojë titullin botëror

12:32, 09/10/2021

E shtuna nuk është vetëm dita e futbollit për popullin shqiptar, pasi një ngjarje mjaft e madhe zhvillohet edhe në boks.

Boksieri kosovar Robin (Haxhi) Krasniqi sfidon gjermanin Dominic Boesel në përballjen e tyre të dytë brenda një viti, ku synimi është mbrojtja e titullit kampion bote në versionin IBO.

Krasinqi do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, versioni IBO, të cilin e fitoi një vit më parë kundër gjermanit Boesel.

Boksieri kosovar nuk ka luftuar më që nga ajo natë e 10 tetorit 2020, ndërsa Boesel u kthye në ring majin e kaluar me një fitore kundër Ondrej Budera.

Në karrierën e tij si profesionist Krasniqi ka zhvilluar 57 duele dhe ka fituar 51 prej tyre, prej të cilave 19 me nokaut, ndërsa Boesel ka zhvilluar 32 meçe duke fituar 30 prej tyre, 12 me nokaut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco