Taekwondisti Jon Gashi fiton medaljen e artë në Kupën e 6-të Presidenciale të Evropës

Taekwondisti Jon Gashi fiton medaljen e artë në Kupën e 6-të Presidenciale të Evropës

23:11, 20/09/2021

Taekwondisti Jon Gashi ka fituar medaljen e artë në Kupën e 6-të Presidenciale të Evropës për të Rinj, të mbajtur dje dhe sot në Stamboll të Turqisë.

Gashi fitoi katër luftëra në kategorinë e kadetëve +65 kilogramë, shkruan Syri.net Kosova.

Paraqitje mbresëlënëse pati edhe Denis Bllaca, i cili fitoi tri luftëra për junior, kategoria -59 kg, për t'u ndalur në çerekfinale. Denisi fitoi kuotën për pjesëmarrje në Evropianin U21, kategoria Olimpike për të Rinj.

Pjesëmarrës ishte edhe Elion Agushi, që u ndalë në luftën e parë, grupmosha junior, kategoria -55 kg.

Urime garuesve dhe komunitetit të taekwondosë dhe suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco