Derbi në Premier League/ Liverpool - Chelsea, Klopp dhe Tuchel rreshtojnë titullarët

Derbi në Premier League/ Liverpool - Chelsea, Klopp dhe Tuchel rreshtojnë titullarët

17:53, 28/08/2021

Është ndeshja më e bukur e javës së tretë në Premier League. Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea, i përforcuar nga rikthimi në klubin e belgut Romelu Lukaku në këmbim të 115 M €,  zbret në fushën e “Anfield”,  për të luajtur kundër Liverpool.

Pas dy sukseseve në dy ndeshjet e para, të dyja skuadrat do të tentojnë të ruajnë ecurinë pozitive.

Klopp ka vendosur të hedh në fushë formacionin 4-3-3, me Andreë Robertson që rikthehet në të majtë të mbrojtjes në vend të Konstantinos Tsimikas, ndërsa Fabinho, i cili humbi babain disa ditë më parë është pjesë e 11-shes. Nga minuta e parë e nis edhe Roberto Firmino, jo Diogo Jota.

Blutë e Londrës, mbresëlënës javën e kaluar kundër Arsenalit në derbi, bëjnë vetëm një ndryshim në formacion ,me francezin N'Golo Kante që merr vendin e tij në mesfushë, ndërsa Mateo Kovacic do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco