Futbollistet afgane të evakuara nga Kabuli, gjetën strehë në Australi

Futbollistet afgane të evakuara nga Kabuli, gjetën strehë në Australi

19:35, 25/08/2021

Lojtaret e ekipit kombëtar të futbollit të grave në Afganistan u evakuan nga Kabuli, shkruan Sky Sports.

Afganistani është në krizë që kur talebanët morën kontrollin dhe lojtaret femra ishin në rrezik, por për fat të mirë ato arritën të largoheshin nga Kabuli kur futën në mesin e një grupi prej më shumë se 75 personash, konfirmoi FIFPRO.

"Ne i jemi mirënjohës qeverisë Australiane për evakuimin e një numri të madh të futbollistëve dhe atletëve nga Afganistani. Vajzat ishin në rrezik dhe bashkësia ndërkombëtare u erdhi në ndihmë", tha FIFPRO.

Ekipi kombëtar i futbollit i grave afgane u formua në 2007 dhe konsiderohet një akt politik dhe sfidë kundër talebanëve.

Sidoqoftë, lojtaret u këshilluan këtë muaj që të fshinin postimet në rrjetet sociale dhe fotot me ekipin.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco