Lojërat Paraolimpike/ I mbijetoi një shpërthimi: Historia e trishtë e Haven Shepherd

Lojërat Paraolimpike/ I mbijetoi një shpërthimi: Historia e trishtë e Haven Shepherd

20:00, 25/08/2021

Haven Shepherd ishte vetëm 14 muajshe kur prindërit e saj të lidhur me një bombë artizanale u përpoqën të kryenin vetëvrasje. Nga një mrekulli ajo i mbijetoi shpërthimit, edhe pse për fat të keq humbi këmbët. Sot ajo mbron ngjyrat e SHBA në Lojërat Paralimpike në Tokio.

Media të shumta botërore shkruajnë se prindërit e saj biologjikë vendosën të ndërmarrin këtë hap të tmerrshëm sepse nuk u lejuan të martoheshin. Haven u largua nga vendi i saj i lindjes,Vietnami dhe shpejt u adoptua nga një familje amerikane.

Prindërit e saj të rinj u bënë Shelly dhe Rob Shepherd, një çift nga Misuri, të cilët edhe pse kishin një fëmijë dy vjeç,  donin t'i jepnin Havenit një shans për një jetë më të mirë.

Në një intervistë për NBC, Shelly zbulon se si "ndjeu diçka" në momentin që pa për herë të parë Haven dhe se ajo thjesht donte ta birësonte.

Si një "sport në gjak" i familjes Shepherd, Haven ishte e rrethuar nga atletë dhe “detyrimisht” mori dhe vetë atë rrugë. Pikëpamja e saj për jetën, nga ana tjetër, është një histori që thjesht ju lë pa frymë.

"Gjithmonë duhet t'i shikosh gjërat pozitivisht. Unë e di, një gjë e keqe më ndodhi, por mu dha një shans i ri në jetë. Qëllimi im është t’i tregoj botës, se personat me aftësi të kufizuara janë atletë si të gjithë të tjerët, vetëm me ndonjë paaftësi fizike, "tha notarja.

NBC më tej thekson se Haven ka bërë shumë përparim në not dhe se gjatë përgatitjeve për Lojërat Paralimpike në Tokio, ajo mund të notonte katër deri në gjashtë kilometra në ditë, kjo është arsyeja pse shumë e quajnë "mrekullia e një vajze".

Ajo do të garojë në 100 dhe 200 metra stil bretkose në Lojërat Paralimpike në Tokio. Haven Shepherd ka lindur më 10 mars 2003, dhe ajo që e bën të veçantë është se gjithmonë është buzëqeshur dhe e lumtur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco