Juventus: Ronaldo largohet nga stërvitja

Juventus: Ronaldo largohet nga stërvitja

17:41, 25/08/2021

Cristiano Ronaldo u detyrua largohet nga stërvitja e ditës së sotme me Juventusin. Gjatë një dueli me Alex Sandron, portugezi  pësoi një dëmtim në krah, që e detyroi të lërë përgjysmë seancën stërvitore. Në videon e publikuar nga mediat italiane, CR7 shihet teksa lë fushën me një anëtar të stafit të Juventusit.

Të martën, u përfol se Ronaldo kishte kërkuar largimin nga Juve dhe pritej t’i bashkohej Manchester City-t. Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes po merret me situatën dhe në ditët e ardhshmë mund të kemi zhvillime të reja. Bernardo Silva dhe Aymeric Laporte mund të përfshiheshin në operacion, pasi Man City nuk dëshiron të shpenzojë asnjë qindarkë për kartonin  e Ronaldo-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco