Zyrtare/ Përforcim në sulm, Milan shton radhët e tij

Zyrtare/ Përforcim në sulm, Milan shton radhët e tij

17:15, 25/08/2021

Pietro Pelegri është lojtari më i ri i Milanit. Sulmuesi 20-vjeçar i bashkohet kuqezinjve pas një aventure 3 vjeçare te Monako në Francë.

Image

Sulmuesi italian do të jetë një vlerë e shtuar në repartin ofensiv për Piolin duke marrë parasysh dhe shtatlartësinë e tij 1.88 metra.

Më parë Pelegri është aktivizuar në Serinë A për dy vite me skuadrën e Xhenoas duke rënë në sy për talentin e tij, për tu transferuar më pas në Francë te Monako e duke u rikthyer sërish në Serinë A. Lajmi e bëri zyrtar vetë faqja e Milanit duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit të ri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco