Correa shumë pranë Interit, mungon vetëm zyrtarizimi

Correa shumë pranë Interit, mungon vetëm zyrtarizimi

12:52, 25/08/2021

Java e fundit e merkatos duket se është edhe më intensivja për drejtuesit e Interit. Zikaltrit janë akoma në ndjekje të disa pistave, nga të cilat presin të sjellin në Milano një sulmues për të plotësuar katërshen e sulmit bashkë me Xhekon, Lautaron dhe Sançezin. Duke parë gjendjen jo të mirë fizike të këtij të fundit, drejtuesit po studiojnë mundësinë e një goditjeje të dyfishtë që duke parë emrat e shqyrtuar, do të krijonte një nga sulmet më të frikshme të kampionatit.

KORREA – Argjentinasi i Lacios është një nga pretendentët kryesorë për një fanellë zikaltër. Prej më shumë se një jave në ndjekje të tij, Interi ka bërë propozimin e tij të fundit, në koherencë me vlerën e caktuar për të shpenzuar: 5 milionë euro për huazimin dhe 25 milionë për blerjen e detyruar, plus një përqindje për rishitjen e lojtarit.

Nga Lotito ka pasur përherë shenja refuzimi dhe e ka vlerësuar gjithmonë me 35 milionë euro 27-vjeçarin, por së fundmi bisedimet me Taren e Sarrin që nuk duan të mbajnë një lojtar kundër vullnetit të tij, gjykuar nga dëshira e futbollistit për t’u transferuar në Milano, duket se kanë dhënë efektin e duhur dhe presidenti lacial i ka ulur pretendimet e tij në 31 milionë euro, siç raporton “Gazzeta dello Sport”.

Në një shifër të tillë ku diferenca është e vogël dhe kur është arritur edhe akordi me vetë futbollistin për 3.5 milionë euro plus bonuset, për 4 vite, marrëveshja mund të jetë çështje orësh.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco