Një ëndërr e bukur që duket se po i vjen fundi, Rei Manaj nuk është pjesë e planeve të Koeman

Një ëndërr e bukur që duket se po i vjen fundi, Rei Manaj nuk është pjesë e planeve të Koeman

10:26, 25/08/2021

Rei Manaj ka bërë realitet ëndrrën e tij më të madhe, duke u bërë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në fazën përgatitore dhe siguroi një vend në grupin e lojtarëve që Koeman do të kishte në dispozicion për sezonin e ri në La Liga. Një ëndërr e bukur për aq sa zgjati, por tani Manaj duhet të “zgjohet“ dhe të zgjidhë të ardhmen e tij.

Gazetari spanjoll, Gerard Romero, bën me dije se futbollisti i Kombëtares kuqezi ka përfunduar në listën e zezë të trajnerit holandez. Ky i fundit ka përpiluar një listë me 5 futbollistë që nuk i ka në planet e tij, ku përfshihet edhe emri i Manajt. Për Pjaniç, Umititin, Riuqi Puig, Collado dhe sulmuesi shqiptar e vetmja rrugë mbetet largimi nga Barcelona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco