Asisti i Uzunit nuk mjafton, Ferencvarosh eliminohet nga Liga e Kampioneve

Asisti i Uzunit nuk mjafton, Ferencvarosh eliminohet nga Liga e Kampioneve

23:34, 24/08/2021

Ferencvaroshi i Myrto Uzuni ka humbur shansin për t’u hyrë në grupet e Ligës së Kampioneve. Ashtu si në ndeshjen e parë, skuadra hungareze u mund me rezultatin 2-3 nga Jang Bojs.

Në ndeshjen që vlente 25 milionë euro, aq sa llogariten fitimet minimale për çdo skuadër në grupet ë Champions, Ferencvaroshi nuk arriti të përmbysë rezultatin në sfidën e parë në Zvicër. Ishte Jang Bojs që e nisi ndeshjen me gol, duke kaluar që në minutën e 5-të në avantazh me Zesiger. Por pastaj Ferencvaroshi përmbysi rezultatin me Uingo dhe Mae, me këtë të fundit që mori asistin nga Uzuni i cili harkoi saktësisht nga goditja e këndit.
Në pjesën e dytë Jang Bojs barazoi shifrat me Fasnaht e pasi Ferencvaroshi mbeti me 10 lojtarë, shënoi edhe golin e 3-2 me anë të Mombimbi, duke siguruar grupet e Ligës së Kampioneve, ndërsa Uzuni dhe Ferencvarosh do të jenë pjesë e Ligës së Europës. Pjesë e Ligës së Kampioneve është edhe Malmo, ndonëse u mund 2-1 nga Ludogorets pasi kishte fituar 2-0 sfidën e parë, si dhe Benfika pas barazimit 0-0 me PSV, të cilin e kishte mundur 2-1 në shtëpi. Ndërsa humbëset e tre sfidave do të duhet të ngushëllohen në grupet e Ligës së Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco