Mbappe i prerë,  i thotë jo kontratës me PSG

Mbappe i prerë, i thotë jo kontratës me PSG

08:58, 24/08/2021

PSG nuk po ia del ta bindë Kylian Mbappe të nënshkruajë kontratën e re. Francezët i kanë ofruar një kontratë 5-vjeçare, me opsion për ta zgjatur edhe një vit tjetër.

Rritja e pagës në kontratën e re është normale, por sërish ai do të jetë i treti më i paguari te PSG, pas Leo Messi e Neymar. Mbappe ka refuzuar ofertën dhe në kampin francez janë në një udhëkryq të madh.

Real Madrid nga ana tjetër po mendon të bëjë një ofertë dhe PSG në këto kushte edhe mund të detyrohet ta shesë Mbappe, që të mos e humbasë me parametra zero.

Nga ana tjetër Leonardo nuk ka qëndruar duarkryq, pasi RMC Sport shkruan se PSG ka kontaktuar përfaqësuesit e Richarlison.

Kryeqytetasit nuk duan të gjenden të papërgatitur në rast se e shesin Mbappe para 1 shtatorit dhe braziliani mendohet si pasuesi i kampionit të botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco