VIDEO/ Tifozët e Arsenal i kërkuan t'i bashkohej ekipit të tyre, ja si përgjigjet Romelu Lukaku

VIDEO/ Tifozët e Arsenal i kërkuan t'i bashkohej ekipit të tyre, ja si përgjigjet Romelu Lukaku

21:51, 23/08/2021

Romelu Lukaku shkëlqeu në debutimin e tij të rikthimit me Chelsea-n, teksa shënoi gol pas 15 minutash lojë në derbin kundër Arsenalit. Paraqitja e sulmuesit belg ishte e jashtëzakonshme, duke arritur të bëjë për vete edhe tifozët e Topçinjve, të cilët e ftuan t’i bashkohej skuadrës së tyre.

Përveç golit të shënuar, Lukaku "ngacmoi" mbrojtjen vendase në të gjithë 90 minutat, dhe tifozët e Arsenalit, ndoshta nga dhimbja dhe të frustruar nga nisja dëshpëruese e sezonit, i kërkuan belgut që të vijë në ekipin e tyre me anë të një kënge.

Megjithatë, përgjigja e tij ishte e qartë dhe ishte disi një konfirmim i rënies së Arsenalit në dekadën e fundit, e cila ka humbur reputacionin e një prej klubeve më të mëdha në Evropë.

"Asnjëherë, në asnjë mënyrë," tha Lukaku ndërsa bëri deklaratën, pasi gazetari i transmetoi atij mesazhin nga mbështetësit e Arsenal.

Kujtojmë, Romelu Lukaku nënshkroi për Chelsea për herë të dytë në karrierën e tij pasi Interi pranoi ofertën e Bluve të Londrës prej 115 milionë eurosh. Lukaku ka nënshkruarkontratë pesëvjeçare dhe paga e tij vjetore duhet të jetë midis 12 dhe 13 milionë euro.

Lukaku erdhi tek Chelsea nga Anderlecht në 2011 dhe luajti vetëm 15 ndeshje para se të huazohej tek West Bromwich Albion dhe më pas të shitej tek Everton. Ai u shit nga Everton te Manchester United në vitin 2017, për t’u larguar nga Old Trafford në vitin 2019 kur nënshkroi për Interin për 80 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco