VIDEO/ Gjyqtari danez bën gabimin fatal, pendimi i tij bëhet hit në rrjetet sociale

VIDEO/ Gjyqtari danez bën gabimin fatal, pendimi i tij bëhet hit në rrjetet sociale

20:21, 23/08/2021

Në ndeshjen e ligës së dytë daneze midis Vendsyssel dhe Fredericia, një gabim i madh u bë nga gjyqtari kryesor Patrick Remon Gammelholm, i pasuar nga një reagim i pazakontë që u bë hit në internet.

Vendasit po kryesonin ndeshjen me rezultatin 1-0, por lojtarët e Federica-s u shfaqën më kërkues dhe në një moment patën një mundësi të artë shënimi.  Miqtë nisën një kundërsulm të shpejtë nga një top i dalë nga mbrojtja, teksa sulmuesi i Frederikës u ndal me faull nga kundërshtari i tij, por Kirkegard e kishte bërë pasën e tij duke nxjerrë shokun vetëm e vetëm përballë portierit.

Kur e kuptoi se duhej të linte avantazhin dhe se kishte bërë një gabim serioz duke luajtur sulmin, gjyqtari u ul në gjunjë dhe vuri duart në kokë.

Lojtarët e Federica-s nuk mundën ta besonin në fillim, por shpejt e kuptuan se gabimi i gjyqtarit nuk ishte i qëllimshëm dhe e ngushëlluan, edhe pse ndoshta mund të shënonin një gol nga ai kundërsulm.

Në fund, megjithatë, drejtësia u vendos disi sepse Fredericia arriti të barazonte sfidën 1: 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco