VIDEO/ Stuhia ndërpret ndeshjen e tenisit dhe merr gjithçka përpara

VIDEO/ Stuhia ndërpret ndeshjen e tenisit dhe merr gjithçka përpara

11:36, 18/08/2021

Era e fortë ka ndërprerë ndeshjen e tenisit që po zhvillohej në Verona mes Manuel Guinar dhe Maxime Janvier, duke marrë gjithçka përpara dhe objektet po fluturonin në ajër.

Stuhia ishte shumë e madhe, aq sa lojtarët, gjyqtari dhe mbledhësit e topit nisën që të vraponin duke kërkuar një vend të sigurtë për të qëndruar.

Si për ta bërë edhe më të frikshme situatën, energjia elektrike është ndërprerë. Kështu ishte e pamundur që të shihje dhe është pritur deri në momentin që stuhia të qetësohej dhe moti të përmirësohej, për të vazhduar ndeshjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco