Papu Gomez dhe lamtumira nga Atalanta: Gasperini u përpoq të më sulmonte fizikisht

Papu Gomez dhe lamtumira nga Atalanta: Gasperini u përpoq të më sulmonte fizikisht

10:37, 18/08/2021

Ajo e Papu Gomez me Atalantën ishte një histori dashurie që zgjati shtatë vjet, por pa një fund të lumtur. Ish-futbollisti i bergamaskëve, tani në Sevilje , u kthye të flas për lamtumirën e stuhishme janarin e kaluar në një intervistë për ' La Nación ', duke zbuluar se ishte një luftë e ashpër me –ish-trajnerin që e detyroi atë të merrte vendimin për t’u larguar.

Ish-kapiteni i Atalantës, Papu Gomez u shpreh se trajneri Gasperini u përpoq ta sulmonte fizikisht atë në dhomat e zhveshjes, pas pjesë së parë të sfidës ndaj Midtjyland, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndërkohë që presidenti përkrahi teknikun.

Argjentinasit tregon se i kërkoi presidentit të klubit Antonio Percasi largimin kur Gasperini refuzoi t’i kërkonte falje, por Gomez pretendon se Percasi nuk lejoi futbollistin të bashkohej me një klub tjetër të Serisë A pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në Itali.

“Unë nuk iu binda atij në një detyrë taktike. Kishte edhe 10 minuta deri sa të mbyllej pjesa e parë dhe ai më kërkoi të luaja në të djathtë, ndërsa unë po luaja shumë mirë në të majtë. Dhe unë I thashë jo”, ka zbuluar fillimisht Gomez për gazetën “La Nacion” në lidhje me përplasjen me Gasperinin.

“Pasi e bëra këtë në mes të lojës, me kamerat … ai u zemërua. Unë tashmë e dija se në pjesën e parë ai do të më nxirrte jashtë, dhe kështu veproi”.

“Por, në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë ai tejkaloi kufijtë dhe u përpoq të më sulmonte fizikisht. Agresioni fizik është i patolerueshëm. Kështu që unë kërkova një takim me presidentin e klubit, Antonio Percasi, dhe i thashë se nuk e kisha problem të vazhdoja, duke pranuar se kisha gabuar: si një kapiten nuk isha sjellë mirë, kisha qenë një shembull i keq duke mos iu bindur trajnerit. Por, unë i thashë presidentit se kisha nevojë për një kërkim falje nga Gasperini”.

Gjithsesi, ajo falje nuk arriti kurrë, e cila në thelb i dha fund marrëdhënies midis Gomez dhe klubit italian.

“Të nesërmen u mbajt një takim i të gjithë ekipit. I kërkova falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës për atë që kishte ndodhur. Dhe nuk mora asnjë falje nga trajneri”, zbulon Papu Gomez.

 

“Pas disa ditësh i komunikova presidentit se nuk doja të isha më pjesë e Atalantës, pasi nuk dëshiroja të punoja me Gasperinin. Presidenti më tha se nuk do të më linte të largohesha. Lufta filloi dhe unë përfundova duke u stërvitur vetëm me rezervat. Ishte e shëmtuar sepse pas shtatë vjetësh ata më lanë në baltë, pas gjithçkaje që i dhashë klubit. Ata u sollën keq. Presidenti nuk kishte “bo*e”, për t’i kërkuar trajnerit që thjesht të më kërkonte falje. Ky ishte fundi i gjithçkaje”, rrëfeu argjentinasi i cili aktualisht është pjesë e Sevijas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco