Fitorja e dytë radhazi për Luksemburgun

Fitorja e dytë radhazi për Luksemburgun

10:16, 18/08/2021

Luksemburgu ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë 73:53 (19:11, 19:19, 16:3, 19:20).

Luksemburgu e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar periudhën e parë 19:11. Çereku i dytë i ndeshjes ishte tërësisht i barabartë, duke përfunduar 19:19, kurse pjesa e parë përfundon 38:30. 

Luksemburgasit ishin më të mirë edhe në periodën e tretë, ndërsa kuqezinjtë për 10 minuta shënuan vetëm tri pikë. Rezultati pas 30 minutash ishte 54:33. 10 minutat e fundit ishin të barabartë dhe kjo mjaftoi që Luksemburgu të triumfojë me 20 pikë dallim, 73:53.

Luksemburgu ka dy fitore në dy ndeshje, kurse Shqipëria dy humbje në dy ndeshje.

FIBA European Challenger për U16 po mbahet nga 16 deri më 21 Gusht në Prishtinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco