E bujshme, Klubi i Serisë-A në gjurmët e Jurgen Çelhakës

E bujshme, Klubi i Serisë-A në gjurmët e Jurgen Çelhakës

09:30, 18/08/2021

As më shumë dhe as më pak, por Sasuolo është në gjurmët e Jurgen Çelhakës. Skuadra italiane prej kohësh po ndjek me kujdes lojtarin, ndërsa nga Italia, me sa duket, është dhënë OK që të nisin bisedimet për një blerje të mundshme të mesfushorit të Tiranës.

Janë burime pranë klubit bardheblu që e bëjnë me dije një fakt të tillë. Me sa është marrë vesh, Sasuolo nuk është vetëm një mundësi virtuale, por më shumë se reale. Skuadra italiane është gati të shpenzojë duke i ofruar Tiranës më shumë se 270 mijë euro për mesfushorin dhe t’i lërë një pjesë të kartonit klubit bardheblu.

Gjithsesi, pritet që gjërat të ndryshojnë në javët në vazhdim. Çelhaka mund të ndërrojë kampionat në këtë merkato vere, por me shumë mundësi gjithçka do të vendoset në javët e ardhshme.

OFERTAT – Në fakt, për mesfushorin janë disa skuadra që interesohen, duke filluar nga Rapidi i Vjenës. Këta të fundit kanë gati madje edhe një ofertë konkrete. Po kështu, disa skuadra në Turqi duan “gladiatorin” bardheblu. Në lojë prej kohësh është futur edhe Legia e Varshavës. Zyrtarisht janë edhe skuadra të tjera që kërkojnë Çelhakën, por ende nuk ka një vendim zyrtar për çështjen nëse do të largohet apo jo nga Tirana.

Në Kroaci, ekipe si Hajduku dhe Gorica kanë vite që e ndjekin. Në skenë është edhe një tjetër skuadër, këtë herë në Turqi. Bëhet fjalë për Sivasporin. Kjo skuadër ka bërë një ofertë për të, duke i propozuar kontratë 4-vjeçare me 100 mijë euro në sezon dhe Tiranës 350 mijë euro për kartonin e talentit të mesfushës. Edhe Koniaspori është në lojë për shërbimet e mesfushorit, por të interesuara mund të jenë edhe ekipe të tjera. Bardheblutë kanë kohë deri pas gushtit për ta shitur si në Itali, Austri, Poloni, Kroaci apo Turqi. (Panorama Sport).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco