Haaland bën gjestin e mrekullueshëm, sulmuesi norvegjez i plotëson dëshirën për datëlindje tifozit të vogël

Haaland bën gjestin e mrekullueshëm, sulmuesi norvegjez i plotëson dëshirën për datëlindje tifozit të vogël

09:10, 18/08/2021

Lojtarët e Bayern fituan Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund me rezultatin 3: 1. Mirëpo, pas përfundimit të ndeshjes u pa një skenë interesante, teksa sulmuesi norvegjez Erling Haaland shkoi në tribuna dhe i dha një fëmije fanellën e tij.

Kështu, djaloshi kishte ardhur në ndeshje me një pankartë të vogël në dorë, në të cilin kishte një mesazh të shkruar për Haaland.

"Përshëndetje Erling, a mund ta kem fanellën tënde? Është datëlindja ime nesër. Faleminderit shumë," lexohej në pankartë, të cilën superylli norvegjez e vuri re.

Edhe pse ai nuk kishte shumë arsye për të qenë i lumtur pas ndeshjes, Haaland bëri një gjest të mrekullueshëm. Ai i kapërceu reklamat, shkoi në tribuna dhe personalisht ia dha fanellën vogëlushit që nuk mund ta besonte dhe të fshihte entuziazmin.

Tifozët e Borussia e shpërblyen Haaland me duartrokitje, dhe video u përhap shpejt në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco