Bayern ia tregon dhembët Dortmundit, fiton Superkupën

Bayern ia tregon dhembët Dortmundit, fiton Superkupën

22:45, 17/08/2021

Bayern Munchen është fitues i Superkupës së Gjermanisë pasi që kanë fituar me rezultat 1-3 kundër Borussia Dortmund. 

Lewandowski (41, 74) dhe Muller (50) shënuan për Bayernin kurse për Dortmundin golin e vetëm e shënoi Reus (64)

Superkupa e Gjermanisë i takon Bayern Munchen.

Bayern Munchen është fitues i Superkupës së Gjermanisë pasi që ka mposhtur me rezultat 1-3 Borussia Dortmundin.

Ndeshja filloi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që patën posedim të njëjtë në fillim të muajit. Muller pati rastin e parë për Bayernin në minutën e 14-të edhe pse mundësia ishte perfektë për të shënuar. Por, goditja e tij përfundoi disa milimetra larg shtyllës.

Coman i Bayernit do të sulmonte për bavarezët në minutën e 16-të derisa Dortmund rrezikoi për herë të parë në minutën e 20-të me Reus. Moukoko i Dortmund dhe Haalands rrezikuan gjatë minutave 36 dhe 39 portën e Neuer.

Pas këtyre dy sulmeve Bayern Gnabry bëri një kalim të mirë në krah të majtë për të pasuar për Lewandowski që shënoi gol në minutën e 41-të të ndeshjes. Me këtë epërsi minimale skuadrat shkojnë në pushim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Bayern rrezikonte më shpesh dhe në minutën e 50-të vjen edhe goli i dytë nga Thomas Muller.

Pas golit Dortmundi do të reagonte derisa Marco Reus do të shënonte një gol të bukur nga largësia për ta ngushtuar epërsinë në minutën e 64-të.

Dortmund vazhdonte të sulmonte për një gabim në mbrojtje në minutën e 74-të përfiton Lewandowski.

Kështu Bayerni e fiton trofeun e parë në sezonin e ri.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco