Ish tekniku i Ferronikelit, Laçi prezanton trajnerin e ri

Ish tekniku i Ferronikelit, Laçi prezanton trajnerin e ri

20:23, 17/08/2021

Laçi dhe Duro i dhanë fund bashkëpunimit të frytshëm. Pas arritjes së objektivave në kampionat si dhe paraqitjeve mjaft pozitive në Ligën e Konferencës, klubi kurbinas njoftoi largimin e trajnerit të njohur shqiptar nga stoli i tyre. Skuadra bardhezi nuk ka humbur kohë dhe ka prezantuar menjëherë timonierin për sezonin e ardhshëm.

Një malazez do të zëvendsojë Duron, teksa Dejan Vukiçeviç ka firmosur ditën e sotme për Laçin. Lajmin e ben të ditur vetë klubi përmes faqes së vetë zyrtare në “Instagram”. Vukiçeviç më parë ka drejtuar skuadra si Zeta, Vojvodina, Dacia Kishinau, Ventpils, ndërsa aventura e fundit daton në vitin 2019 me Feronikelin.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco