Superkupa e Gjermanisë, Naglesmann ndryshon taktikë për të mundur Dortmundin, ja si rreshtohen skuadrat

Superkupa e Gjermanisë, Naglesmann ndryshon taktikë për të mundur Dortmundin, ja si rreshtohen skuadrat

20:14, 17/08/2021

Në orën 20:30 do të startojë, në stadiumin “Signal-Iduna Park” finalja e Superkupës së Gjermanisë, Dortmund-Bajern Mynih.

Kjo sfidë pritet të rezervojë spektakël dhe të jetë një ndeshje tepër e luftuar nga të dyja krahët. Dortmundi do të hedhë në fushë një formacion sulmues, me Haland-Mukoko dhe Rojs. Ndërsa Bajerni i Mynihut, do të bazohet tek cilësitë e shpejtësisë me Koman dhe Gnabri nga krahët dhe Levandovskin si qendërsulmues.

FORMACIONET ZYRTARE –

DORTMUND – (4-1-2-1-2): Kobel; Paslak, Vitsel, Akanzhi, Shulz; Dahud; Rejna, Belingam; Rojs; Mukoko, Haland. Trajner: Marko Roze.

BAJERN MYNIH – (4-1-4-1): Nojer; Staniziç, Upamekano, Zyle, Dejvis; Kimish; Gnabri, Myler, Gorecka, Koman; Levandovski. Trajner: Julian Nagelsman.

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco