Shevçenko: Ukraina nuk dorëzohet kurrë, kjo skuadër më bën krenar mua dhe popullin tim

Shevçenko: Ukraina nuk dorëzohet kurrë, kjo skuadër më bën krenar mua dhe popullin tim

10:07, 30/06/2021

Ukraina siguroi biletën e fundit të çerekfinaleve të Kampionatit Europian.

Skuadra e Andrij Shevçenkos u kualifikua falë një goli në minutën e 121-të ndaj Suedisë në një ndeshje dramatike.

Ukrainasit do të jenë kundërshtarët e radhës të Anglisë në sfidën që do të luhet të shtunën në orën 21:00 në Romë.

Pasi ka fituar çdo gjë që i ofronte arena e klubeve me bluzën e Milanit si futbollist, Andrij Shevçenko po shijon tashmë edhe arritjen madhështore si trajner i Kombëtares së Ukrainës.

Pas frikës dhe faktit se u kualifikua me vetëm 3 pikë, si e tretë më e mirë, verdheblutë kanë gjetur forcën duke mposhtur në sekondën e fundit Suedinë në shtesë dhe tani presin çerekfinalen me Anglinë, të shtunën.

“Jam pa fjalë, pas një ndeshjeje që dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë, por e merituam. Na goditën fort, pasi i patë vetë dëmtimet që pësuam në kohët shtesë, por kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë. Shtyu në çdo moment dhe fakti që besoi deri në sekondën e fundit të 121 minutëshit duke shënuar më bën krenar mua dhe popullin tim.

Tani Anglia? Në fillim të festojmë. Kemi nevojë ta bëjmë këtë dhe nga sot do nisim të mendojmë për Anglinë”, tha Andrij Shevçenko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco