Çerekfinalet e ‘Euro 2020’, e gjithë vëmendja te Belgjikë-Itali

Çerekfinalet e ‘Euro 2020’, e gjithë vëmendja te Belgjikë-Itali

08:51, 30/06/2021

Kampionati Europian është futur në një fazë mjaft interesante, pasi janë luajtur të gjithë ndeshjet e 1/8-ave dhe janë përcaktuar skuadrat çerekfinaliste, duke modifikuar jo pak listën e pretendentëve.

Kështu Franca kampione bote, që cilësohej edhe si pretendentja kryesore për të triumfuar më 11 korrik në “Wembley”, i dha lamtumirën Kampionatit Europian që në fazën e 1/8-ave, pasi u eliminua në mënyrë të befasishme nga Zvicra në një ndeshje që u vendos nga goditja e penalltive.

Zhgënjyese paraqitja e “gjelave” që janë kthyer në shtëpi, ndërsa Euro 2020-a përfundoi në fazën e 1/8-ave edhe për një yll si Cristiano Ronaldo, pasi Portugalia e tij u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika, në një ndeshje vërtetë të pafat për luzitanët.

I dha lamtumirën Euro 2020-ës edhe Holanda, që zhgënjeu në përballjen me Republikën Çeke dhe humbi me rezultatin 2-0, ndërsa Spanja mposhti 5-3 Kroacinë nën kampione bote pas 120 minutash lojë dhe siguroi kalimin në çerekfinale.

Largohet edhe Gjermania, e cila “i hap rrugën” Anglisë që shpreson të shkojë në finalen që do të luhet në shtëpinë e saj.  

Belgjikë-Itali do të jetë sfida më interesante e çerekfinaleve, me dy skuadrat që do të masin forcat më 2 korrik në “Allianz Arena” të Mynihut, ndërsa Spanja do të përballet me Zvicrën në të njëjtën datë dhe një ditë më vonë do të luhen dy sfidat e tjera Angli-Ukrainë dhe Danimarkë-Republikë Çeke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco