Pas kualifikimit/ Antonio Cassano: Tani fillojnë telashet e vërteta për Italinë!

Pas kualifikimit/ Antonio Cassano: Tani fillojnë telashet e vërteta për Italinë!

18:15, 27/06/2021

“Telashet e vërteta për Kombëtares e Italisë fillojnë menjëherë pas fitores të vështirë kundër Austrisë”, sipas Antonio Cassanos.

Në çerekfinale, Italia do të përballet me fituesin e duelit Belgjikë-Portugali dhe Cassano beson se ky do të jetë një test i mirëfilltë për të kaltrit.

“Tani fillojnë problemet e vërteta për Italinë. Portugalia apo Belgjika në çerekfinale dhe pastaj Spanja apo Franca në gjysmëfinale”, tha Cassano.

“Suksesi kundër Austrisë ma kujton ndeshjen kundër Australisë më 2006: ndeshja më e keqe e këtij ekipi kombëtar. Tani mund vetëm të përmirësohemi”, shtoi ai.

Cassano thurr elozhe për trajnerin Roberto Mancini për ndryshimet taktike në pjesën e dytë, pasi Federico Chiesa dhe Matteo Pessina u futën në lojë nga stoli dhe shënuan për ta mbajtur Italinë në Euro 2020.

“Mancini bëri kryevepër me dy ndryshime, por nuk u pajtova me lënien në stol të Manuel Locatellit”, nënvizoi ai.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Antonio Cassano shënoi 10 gola në 39 paraqitje për Italinë, mori pjesë në tri Euro, nga 2004 deri më 2012, para se të mbyllte karrierën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco