VIDEO/ Pamje të pabesueshme! Tifozët e Holandës e pushtojnë Budapestin para ndeshjes

VIDEO/ Pamje të pabesueshme! Tifozët e Holandës e pushtojnë Budapestin para ndeshjes

17:36, 27/06/2021

Mijëra tifozë holandezë e kanë mbushur sheshin kryesor në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, në prag të ndeshjes mes Holandës dhe Republikës së Çekisë në 1/8 e Kampionatin Europian.

Holanda dhe Republika e Çekisë do të kërkojnë një vend në çerekfinale të Euro 2020, pasi do të përballen sonte në “Puskas Arena” në Budapest, në orën 18:00.

Mijëra holandezë do ta përkrahin ekipin e tyre kombëtar jashtë stadiumit në Budapest në një ekran gjigant në sheshin e kryeqytetit hungarez. Fituesi i këtij takimi do të jetë ekipi i tretë që e arrin çerekfinalen e turneut të verës, pas Danimarkës dhe Italisë.

Holanda është në formë fantastike pasi i fitoi të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve, duke shënuar jo më pak se 8 gola.

Ky do të jetë takimi i tretë mes Holandës dhe Çekisë në Euro, që prej shpërbërjen së Çekosllovakisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco