Sakrifica e Ferhan Hasanit/ Nga ‘Euro 2020’ me Maqedoninë, luan direkt në miqësore me Partizanin

Sakrifica e Ferhan Hasanit/ Nga ‘Euro 2020’ me Maqedoninë, luan direkt në miqësore me Partizanin

17:50, 24/06/2021

Partizani vazhdon fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë teksa nuk kanë munguar dhe testet miqësore me ekipet vendase.

Pasditen e sotme, “Demat e kuq” do të luajnë përballë Strugës sfidën e dytë miqësore pas asaj të pak ditëve më parë me Shkupin.

Trajneri Ilir Daja do të ketë mundësinë të shohë gjendjen fizike të lojtarëve të tij në prag të Konference League.

Ndërkohë, vihet re prania në formacionin titullar e Ferhan Hasanit.

Sulmuesi luajti me Maqedoninë e Veriut në “Euro 2020”, ku debutoi në minutat e fundit në sfidën me Holandën.

Maqedonasit u eliminuan në grup, teksa Hasani rikthehet të përgatitet me Partizanin, duke mos patur kohë për pushime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco