Chiellini konfirmon: Asgjë serioze, arrita ta ndalojë në...

Chiellini konfirmon: Asgjë serioze, arrita ta ndalojë në...

16:14, 18/06/2021

"Për fat jam shumë mirë. Nuk është asgjë serioze, disa ditë pushim dhe le të shohim se si do të shkojë. Le të themi se arrita ta ndalojë në kohë para se situata të përkeqësohej."

Për UEFA.com, Giorgio Chiellini , kapiteni i ekipit kombëtar italian, i siguroi të gjithë për gjendjen e tij fizike dhe tregoi se tashmë po mendon për fazën e 1/16-ave që pret Italinë pas dy fitoreve me Turqinë dhe Zvicrën.

Dhjetë ndeshje pa pësuar gol ...

"Ka shumë ndeshje para, prandaj le të mos flasim shumë për këtë, përndryshe goli do të mbërrijë menjëherë. Kjo Itali po rritet nga ndeshja në ndeshje. Ka entuziazëm, gjithçka vjen në mënyrë spontane, të natyrshme. Një energji pozitive që na tërheq te njëri-tjetri dhe madje shkon përtej 11-shes që është në fushë. Kur Kampionati Evropian u shty për shkak të pandemisë, unë thashë se kjo skuadër do përfitojë një vit më shumë sepse ka shumë djem që do të rriteshin dhe do të vinin më të pjekur në Kampionatin Evropian. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh. Do të vijnë ndeshje më të vështira, kundërshtarë më të fortë por ne jemi gati".

Ndeshja kundër Uellsit:

"Uells është një ekip i shkëlqyer, jam i lumtur për Aaron (Ramsey) i cili shënoi. Askush nuk ka pasur kurrë dyshime në lidhje me cilësitë e tij. Ai është një lojtar inteligjent që gjithmonë arrin të jetë në pozicionin e duhur në kohën e duhur. Është një person i jashtëzakonshëm. Ne e njohim Bale. Për pjesën tjetër, Uellsi ka luajtur së bashku për shumë vite dhe ne i njohim mirë ata. Ka pasur shumë ndryshime të vogla por asnjëherë revolucione. Do ta përballojmë në mënyrën e duhur ".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco