Finalja e Ligës së Kampionëve/ Bilanci i sfidave midis City-t dhe Chelsea-t: përballja e dytë në Evropë

Finalja e Ligës së Kampionëve/ Bilanci i sfidave midis City-t dhe Chelsea-t: përballja e dytë në Evropë

16:44, 29/05/2021

Ndeshja midis Manchester City dhe Chelsea është një klasike e futbollit anglez: të dy ekipet janë takuar 166 herë në nivel kombëtar, me 68 fitore për “Blutë”, 58 për “Qytetarët” dhe 40 në barazim. Në Evropë janë përballur në Kupën UEFA 1970/71: Londinezët triumfuan dy herë 1-0.

Do të jetë gjithashtu përplasja e katërt e sezonit: City  e mposhti Chelsea në Premier League në janar (me Lampard në stol), duke fituar 3-1 pasi shënoi tre gola në pjesën e parë. Me Thomas Tuchel, gjithsesi, gjërat kanë ndryshuar: fitorja në gjysmë-finalen e FA Cup dhe 2-1 në kampionat. E vetmja herë që të dy ekipet kanë luajtur një finale kundër njëri-tjetrit ka ndodhur dy vite më parë, në Kupën e Ligës të fituar me penallti nga ekipi i Guardiolës, me një penallti vendimtare të Raheem Sterling.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco