Mbahet për herë të parë Festivali i Minibasketbollit

Mbahet për herë të parë Festivali i Minibasketbollit

16:51, 29/05/2021

Federata e Basketbollit e Kosovës me sukses ka organizuar Festivalin e Minibasketbollit.
Kjo është hera e parë që mbahet një organizim i tillë. Në këtë Festival të Minibasketbollit kanë marrë pjesë 18 ekipe, në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.

Rreth 250 fëmijë ishin pjesëmarrës, duke u argëtuar për më shumë se tre orë. Garat janë zhvilluar në “Don Bosko”.

Hapjen zyrtare e bëri Drejtori Teknik në FBK, Arben Krasniqi, njëherësh edhe organizator i Festivalit të Minibasketbollit. Ai u uroi sukses skuadrave dhe shtoi se qëllimi është që të argëtohen mes vete.

Qëllimi i organizimit ishte pjesëmarrja e sa më shumë fëmijëve dhe të argëtohen mes vete, ndërsa nuk kishte karakter garues. 

Fëmijët ishin shumë të lumtur me organizimin dhe lojërat e zhvilluara mes tyre, derisa në fund të gjitha skuadrat në fund kanë marrë nga një Kupë. 

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreson në masivizimin e basketbollit në të dyja konkurrencat, derisa ky organizim ishte një shenjë pozitive se fëmijët e duan basketbollin dhe një ditë duan të bëhen profesionist. 

Ky është edhe një organizim nga FBK me gjeneratat e reja, duke i kushtuar shumë rëndësi grupmoshave të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco