Guardiola para finales së Champions: Është e tmerrshme, ju këshilloj të mos bëheni trajner

Guardiola para finales së Champions: Është e tmerrshme, ju këshilloj të mos bëheni trajner

22:10, 28/05/2021

“Është e tmerrshme, ju këshilloj të mos bëheni trajnerë. Nuk ekzistojnë fjalë për të ngushëlluar ata që nuk do të luajnë. Këshilla ime është që të jenë të përqendruar, ka pesë zëvendësime ose më shumë dhe të gjithë do të kenë një mundësi. Më vjen keq për ata që do të mbeten në stol”. Kështu Pep Guardiola komentoi në konferencën për shtyp mbi vështirësitë që qëndrojnë në punën e secilit trajner kur bëhet fjalë për zgjedhjen e formacionit titullar, veçanërisht nëse ndeshja që ju pret është finale e Ligës së Kampionëve.

Pep Guardiola do të kthehet të luajë një finale Champions League 10 vite nga e fundit, e fituar nga Barcelona kundër Manchester United.

“Kanë kaluar dhjetë vite dhe e mbaj mend shumë mirë. Ai Manchester ishte një nga skuadrat më të mira të historisë, me Sir Alex në stol. E mbaj mend mënyrën si luajtëm. Atë natë kemi vënë në praktikë gjithçka për të cilën kishim punuar”, ka thënë Pep.

“Çfarë do t’u them lojtarëve? E di si duam të luajmë, dhe ata e dinë kundër kujt do të luajnë, kështu që nuk do t’i bezdis shumë. Është një eksperiencë e pabesueshme, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija në finale kur kam filluar karrierën time. Jemi shumë me fat dhe kjo është ajo që do u them lojtarëve”, ka shtuar Guardiola.

E ardhmja: “A do të qëndroj edhe në rast humbje? Po. Sepse ky klub i jep trajnerit gjithçka për të cilën ka nevojë. Investon shumë dhe këtë nuk mund ta mohoj, por jo vetëm: të gjithë më mbështesin, ndihem shumë mirë. Nuk mund të kërkoj më shumë se kaq. Kjo është arsyeja pse kam rinovuar kontratën”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco