Zyrtare/ Portieri largohet nga Inter, firmos për dy sezone me Udinese-n

Zyrtare/ Portieri largohet nga Inter, firmos për dy sezone me Udinese-n

21:19, 28/05/2021

Pas 4 sezonesh me fanellën e Interit, ku së fundi fitoi edhe titullin kampion të Italisë, Daniele Padelli rikthehet te Udinese dhe nënshkruan me friulianët një kontratë dy vjeçare.

Portierit 41-vjeçar i përfundoi kontrata me Interin dhe nuk mori ofertë për rinovim, pasi ishte i treti në hierarki dhe zgjodhi të transferohet te klubi bardhezi si lojtar i lirë.

Edhe te Udinese, Padelli pritet të bëjë portierin e dytë, teksa bëhet fjalë për një rikthim të tij në klubin friulian, portën e të cilëve e ka mbrojtur edhe në periudhën 2011-2013, ku numëron edhe 12 ndeshje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco