Kosova mëson kundërshtarët në garat e FIBA Europe Cup në 3x3

Kosova mëson kundërshtarët në garat e FIBA Europe Cup në 3x3

12:19, 27/05/2021

Kosova do të garojë më 27 qershor në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që zhvillohen në Constanta të Rumanisë në 3x3.

Tek meshkujt Kosova është pjesë e Grupit D, së bashku me Hungarinë, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe. Kosovën te meshkujt do ta përfaqësojnë Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena.

Tek femrat Kosova në Grupin D do të takohet me Bjellorusinë dhe Estoninë.

Kjo është hera e parë që Kosova do të garojë në konkurrencën e femrave në këtë garë ndërkombëtare. Kosovën do ta përfaqësojnë Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti.

Ekipin e Kosovës në 3x3 te meshkujt dhe femrat e përfaqësojnë ekipet fituese në turneun 3x3 që u mbajt javën e kaluar në Marigona Rezidencë, ku Grapeland triumfoi te meshkujt dhe Alma te femrat.

Përcaktimi  i kundërshtarëve nuk është bërë me short, por si kriter është përdorë renditja e federatave në 3x3 në maj 2021.

Ekipet kombëtare të Kosovës do të udhëtojnë në Rumani më 26 qershor, sipas protokollit të përcaktuar nga FIBA dhe masave anti-COVID-19 në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco