Eksperti i merkatos e zbulon/ ‘Juventusi largon Pirlon, ja zëvendësuesi i tij!’

Eksperti i merkatos e zbulon/ ‘Juventusi largon Pirlon, ja zëvendësuesi i tij!’

12:01, 27/05/2021

Juventusi po bëhet gati të shkarkojë Andrea Pirlon dhe të rikthejë në stol Max Allegrin, pese herë fitues i Serie A me bardhezinjtë. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, ndërsa Allegri pritet të nisë punë në Torino pas një viti pushimi.

“Massimiliano Allegri është gati të bashkohet me Juventusin! Marrëveshja tani është ‘e afërt’ dhe Andrea Pirlo do të shkarkohet në orët e ardhshme.  Allegri sapo vendosi të pranojë ofertën e Juventusit pasi Real Madrid po merrte ende kohë për të larguar Zinedine Zidanen”, shkruan eksperti i merkatos Fabrizio Romano.

Allegri po tentohej edhe nga Interi, por takimet e mëparshme me presidentin Andrea Agnelli nuk kanë qenë edhe aq shumë miqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco