Rikthehen tifozët/ Ja çfarë ndryshon më 15 qershor dhe 1 korrik

Rikthehen tifozët/ Ja çfarë ndryshon më 15 qershor dhe 1 korrik

10:47, 27/05/2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në një deklaratë për mediat, një ditë pasi vendi nuk raportoi asnjë viktimë nga koronavirusi dhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, komiteti vendosi heqjen e maskave në ambientet e jashtme nga 1 qershori.

Të tjera lehtësime priten nga 15 qershori dhe 1 korriku.

Masat që lehtësohen:

Nga 15 qershori:

• grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 korriku:

• ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco