VIDEO/ Kaos në Madrid, stadiumi 'Santiago Bernabeu' përfshihet nga flakët

VIDEO/ Kaos në Madrid, stadiumi 'Santiago Bernabeu' përfshihet nga flakët

21:50, 26/05/2021

Stadiumi mitik “Santiago Bernabeu” i Real Madridit është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Sipas medieve spanjolle, një pjesë e materialit izolues mori flakë, duke çuar në daljen e tymit nga maja e stadiumit dhe zonës përreth.

Punëtorët që po punojnë në projektin për rindërtimin e stadiumit të Realit nuk kanë pësuar lëndime dhe janë larguar menjëherë nga vendi.

Shkaqet e zjarrit, i cili ndodhi brenda ambienteve, mbeten të panjohura për momentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco