VIDEO/ Humor dhe të qeshura, datëlindja e Roshit bën bashkë kuqezinjtë

VIDEO/ Humor dhe të qeshura, datëlindja e Roshit bën bashkë kuqezinjtë

22:40, 25/05/2021

Pak ditë më parë, Odise Roshi festoi 30 vjetorin e lindjes. E ashtu siç e kanë zakon shqiptarët festimet kanë zgjatur përtej datës në të cilën ai kishte datëlindjen. Ditën e sotme, Roshi ka bërë bashkë shumë futbollisti aktual të kombëtares apo edhe nga ata që nuk janë më në Përfaqësuese. Në disa video të postuara në rrjetet sociale, shihen Bekim Balaj, Endri Çekiçi, Sokol Cikalleshi, Gentian Selmanaj, e shumë të tjerë.

Nuk kanë munguar as shakat mes tyre, ku shkak bëhet dhurata e përgatitur nga shokët për Roshin. Brenda dhuratës, është  thjesht një lepur, duke i zbuluar epitetin të cilin i kanë vendosur ata shokut të tyre.

“Ia nxorra lepurin Roshit për 30 vjetor dhe ia dhashë në dorë”, shkruante Cikalleshi me shaka në profilin e tij.

Ndërkohë në një moment tjetër, shihet futbollisti fierak, i cili fik qirinjtë e tortës së 30 vjetorit, e cila ishte personalizuar me fanellën e Kombëtares me nr 21 që mbahet dhe nga Roshi.

Me siguri, Roshi dhe të pranishmit do ta mbajnë mend gjatë këtë darkë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco