Nuk do bëja asgjë ndryshe te Tirana, flet Shehi: E ardhmja? E sigurt është se...

Nuk do bëja asgjë ndryshe te Tirana, flet Shehi: E ardhmja? E sigurt është se...

13:20, 20/05/2021

Tirana luan të premten ndaj Apolonisë në transfertë. Një ndeshje në të cilën bardhebluve u duhet të bëjnë pa disa prej lojtarë titullar. Konfirmimi ka ardhur edhe nga trajneri i kryeqytetasve, Orges Shehi, i cili u shpreh se për shkak të mungesave ka vendosur t’i japë më shumë minuta lojtarëve të rinj.

 “Është një ndeshje që është dy javë nga fundi i kampionatit. Na gjen me mungesa, për shkak të dëmtimeve. Kalesë dhe Torasës, i shtohet edhe Batha për shkak të kartonëve. I shtohet listës edhe Ismajlgeci, të cilin nuk duam ta rrezikojmë. Megjithatë të rinjtë dhe ata që kanë luajtur më pak, do kenë mundësinë e tyre.

Kemi rikuperuar shumë pikë, i jemi afruar objektivave. Për një gol i afrohesh objektivave dhe më pas i largohesh përsëri. Me stafin tim nuk do bëja asgjë ndryshe.

Tani që po mbaron kampionati dhe do kemi kohë për të folur për të ardhmen. Kam kontratë deri më 31 maj. Do ulemi dhe do flasim me presidentin. Ajo që është e sigurt është se pavarësisht se çfarë do të ndodhë, do i japim dorën njëri-tjetrit. Kur e ndërton skuadrën vetë dhe kur e merr skuadrën në mes sezoni, janë gjëra të ndryshme.

Nëse do jem unë do ndërtojmë një skuadër, sipas planeve të mia. Kjo varet edhe nga lojtarët dhe ofertat. E rëndësishme është që kur e fillo vete, merr lojtarë që i përshtaten modulit dhe skemave të tua.

Më vjen keq, se i jemi afruar shumë objektivit. 2 javë më parë u afruam shumë edhe me titullin. Kur je një hap më pranë objektivit, të vjen keq, por i tillë është futbolli.

Ne do mundohemi që të fusim edhe lojtarë, që nuk kanë pasur minutat e duhura. Për shkak të situatave të caktuara, na është dashur që të përqendrohemi te lojtarët me eksperiencë. Nuk kam asnjë lloj interesi për titullin. Janë shumë skuadra në valle dhe për mendimin tim ta marrë ajo që e meriton më shumë. Nuk kam preferenca se kush e fiton titullin.”, tha Shehi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco