VIDEO/ 20 të padisponueshëm, 11 lojtarë në listë, Enzo Perez në portë: River Plate fiton dhe shkruan historinë

VIDEO/ 20 të padisponueshëm, 11 lojtarë në listë, Enzo Perez në portë: River Plate fiton dhe shkruan historinë

11:50, 20/05/2021

Njëzet lojtarë të padisponueshëm për shkak të përhapjes masive të virusit COVID në organikën e skuadrës, me vetëm 11 lojtarë në listë dhe pa portier, dukej si një humbje e shkruar tashmë për Riverin e Marcelo Gallardo.

Por Milionarët arritën të mposhtnin Santa Fe me rezultatin 2-1 në ndeshjen e Copa Libertadores të luajtur gjatë natës.

Një sukses që mbi të gjitha mban firmën e Enzo Perez , mesfushori ekspert - finalist në Kupën e Botës 2014 si dhe një ish-lojtar i Valencias- i cili shtrëngoi dhëmbët dhe u vendos .. mes posteve.

Shokët e ekipit ia bënë më të lehtë duke shënuar dy gola pas vetëm 6 minutas lojë. Më pas ata u mbrojtën me forcë, duke sjellë në shtëpi një sukses vërtet historik. Në përfundim të takimit, Perez mori dhe çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke u vlerësuar në mënyrën më të mirë për paraqitjen e tij.

 CONMEBOL ka përmbledhur të gjitha momentet më të rëndësishme të lojës së tij në një video.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco