Juventusi ‘ngushëllohet’ me Kupën e Italisë, mposht në finale Atalantën

Juventusi ‘ngushëllohet’ me Kupën e Italisë, mposht në finale Atalantën

23:01, 19/05/2021

Juventusi fiton Kupën e Italisë.

Bardhezinjtë mposhtën 2-1 Atalantën në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit italian.

Goli i avantazhit për Juventinët do të vinte në minutën e 31-të të ndeshjes pas një bashkëpunimi të mirë mes McKennie dhe Kulusevski ku ky i fundit shënoi një gol të bukur me të majtën e tij potente.

Por, Atalanta kthehet shpejt në lojë. Ata do ta barazonin rezultatin në minutën e 41-të dhe barazimi do të vinte pas një goli të bukur të Ruslan Malinovsky. Me rezultat të barabartë do të përfundonte edhe pjesa e parë.

Në minutën e 73-të Juventusi do të shënonte gol përsëri. Ky gol më shumë ishte një veprim individual i Frederico Chiesas i cili pasi fiton një top në mbrojtje kthehet dhe merr një top të mirë nga Kulusevski. I gjendur ballë për ballë me portierin ai shënon për golin që doli të jetë goli i trofeut për kampionin e nëntë fish me radhë të Italisë.

Për Atalantan u vështirësuan edhe më shumë gjërat pasi që në minutën e 89-të me karton të kuq u ndëshkua Toloi.

Kujtojmë se Juventus mund të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ri, në rast se Milani fiton kundër Atalantës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco