Edhe Herolind Nishevci pranë medaljes së bronztë evropiane

Edhe Herolind Nishevci pranë medaljes së bronztë evropiane

15:39, 19/05/2021

Edhe Herolind Nishevci është në rrugë të mbarë për të fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Nishevci shënoi tri fitore në kategorinë +84 kilogramë.

Në raundin e parë mundi sllovakun, Tomas Kosa, ndërsa në të dytin Ahamd Abu Basal të Izraelit. 
Në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevac. Në repesazh, Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho. 

I urojmë fat dhe suksese Nishevcit në luftën për medaljen e bronztë, që zhvillohet të dielën. Të njëjtën ditë, për medaljen e bronztë lufton edhe Fortesa Orana (+68 kg).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco