Mikoli flet për eksperiencën në Shqipëri dhe klubin që dëshiron të trajnojë

Mikoli flet për eksperiencën në Shqipëri dhe klubin që dëshiron të trajnojë

11:09, 08/05/2021

Fabricio Mikoli, është rikthye të flasë për aventurën e tij te Dinamo, e cila gjithsesi zgjati shumë pak. Ish-sulmuesi italian ishte ndihmës i trajnerit Moriero te kryeqytetasit, por aventura e tyre zgjati vetëm dy muaj, pasi në muajin mars u larguan.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Mikoli ka thënë se ndihej mirë në Shqipëri, duke shtuar më tej se në të ardhmen e ka ëndërr që të drejtojë skuadrën e Palermos.

“Te Dinamo ishte eksperienca ime e parë në pankinë. Moriero më mori me vete dhe unë desha të shihja akademitë e të rinjve që janë në Shqipëri. U mundova të bëja këtë eksperiencë, u ndjeva mirë atje, ndoshta edhe për faktin se kemi raport vëllazëror, që shkon përtej atij të një trajneri me një bashkëpunëtor. Unë në stolin e Palemos? Kurrë mos thuaj kurrë. Do ishte një ëndërr. Gjithçka mund të ndodhë në futboll dhe shpresoj që kjo të realizohet”, tha Mikoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco