Po shkëlqen me Vitesse-n, Broja në 10-shen e sulmuesve me statistikat më të mira nën 21 vjeç

Po shkëlqen me Vitesse-n, Broja në 10-shen e sulmuesve me statistikat më të mira nën 21 vjeç

17:15, 14/04/2021

Forma e shfaqur nga Armando Broja në këtë sezon ku sulmuesi shqiptar po luan si i huazuar në Eredivisie me Vitessen ka qenë për duartrokitje. Faqja e specializuar transfermarkt, ka nxjerrë disa statistika përsa i përket ecurisë së sulmuesve nën 21-vjeç në kampionatet kryesore europiane në këtë sezon.

Vëmendjen më të madhe e merr Erling Haaland i cili kryeson këtë klasifikim special me 21 gola të realizuar në 23 ndeshje të Bundesligas në këtë sezon ndërsa numëron edhe 6 asiste.

Haaland ndiqet nga një tjetër bomber i talentuar që ka shpërthyer në këtë sezon pikërisht Dusan Vlahovic i cili ka shpërthyer me 15 gola në 29 ndeshje me Fiorentinën në Serie A. Kjo renditje speciale e përpiluar nga transfermarkt mbyllet pikërisht  nga Armando Broja autor i 9 golave në 25 ndeshje me Vitessen në këtë edicion të Eredivisien teksa para sulmuesit shqiptar qëndron talenti kanadez i Lille Jonathan David.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco