Pa vdekjen me sy, mjekët donin t’i hiqnin gjysmën e mushkërive. Zbulohet drama e Thiago Silva

Pa vdekjen me sy, mjekët donin t’i hiqnin gjysmën e mushkërive. Zbulohet drama e Thiago Silva

13:48, 12/04/2021

Thiago Silva ishte vetëm 21 vjeç kur, si një lojtar i ri premtues te Dinamo e Moskës, zbuloi se ishte sëmurë me tuberkuloz. Ishte viti 2005 dhe karriera e mbrojtësit brazilian për pak mori fund, pasi sëmundja e papritur e detyroi të rrinte larg futbollit një vit. Tuberkulozi ishte në një gjendje kaq të përparuar tek ai, saqë mjekët madje menduan t’i hiqnin një pjesë të mushkërive për të siguruar mbijetesën e tij.

Sidoqoftë, nëna e tij, Angela, dhe gruaja, Isabelle, e bindën mbrojtësin që të refuzonte, pasi një operacion i tillë do të thoshte lamtumirë për karrierën si futbollsit. Thiago Silva, para se të transportohej në spital, kishte pësuar disa simptoma, të tilla si ethe të larta, kollë të fortë dhe djersitje. Padyshim që nuk ishte një rast gripi, ndaj u dërgua me urgjencë në klinikë, ku mjekët zhvilluan një seri testesh për të përcaktuar se çfarë nuk shkonte, telesport.

Stafi mjekësor i Dinamos së Moskës ishte gjithashtu i befasuar që braziliani i ri u lodh kaq shpejt. Atje u shtangën kur mësuan se braziliani vuante nga tuberkulozi, madje ishte prekur nga sëmundja gjashtë muaj para zbulimit të saj. Më thjeshtë, mjekët i thanë se pot ë mos diagnostikohej edhe për dy javë, me siguri do të kishte vdekur. Një mrekulli e vërtetë për brazilianin, i cili ka bërë tashmë karrierë mbresëlënëse. Madje, edhe në moshën 36-vjeçare mbetet një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco